Samsung së shpejti me rrjetin e ri social

 

 

Samsung ka njoftuar se po bën gati për të prezantuar një rrjet të ri social të quajtur “Waffle”.

“Waffle”  i mundëson miqve të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes postimeve duke krijuar një storje të përbashkët. Rrjeti i ri social nuk cilësohet si rival i Facebook-ut. Në të mund të komunikohet përmes fotografive, videove e teksteve.

“Shërbim më ndryshe që ilustron pika të ndryshme se si të gjenerojmë një storie të përbashkët”, ka njoftuar Samsung. “Waffle” aktualisht është në versionin beta për Android dhe nuk besohet se do të zgjerohet në platformat tjera.

Pin It