Raporti i lumturisë, Shqipëria e 109-ta pas Kosovës

Screenshot_2

Shqipëria vijon të mbetet një ndër vendet që ka nivelin e lumturisë më të ulët në botë. Sipas një raporti të publikuar nga Rrjeti për Zgjedhjet e Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB-së, Shqipëria renditet e 109-ta nga 157 vende që ishin në listë ndërsa edhe këtë herë vendi me jetesën më të lumtur mbetet Danimarka ndërsa në vend të fundit renditej Burundi. Ndërkohë që Kosova Renditej disa vende lartë nesh në vendin e 77, dhe më pas vinte Turqia.

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Lumturisë e cila është më datë 20 mars, raporti i publikuar tregonte se shoqëria më e lumtur ishte në vendet ku pabarazia ishte më pakë e pranishme.

Sakaq sa i përket vendeve europiane, vendet me më pak shoqëri të lumtur janë ato të Greqisë, Italisë, dhe Spanjës. Kjo sipas raportit lidhet me krizën e theksuar ekonomike.

Screenshot_1

Pin It