Rinisin punimet te parku i liqenit, serish protesta

parku

Rinisja e punimeve për ndërtimin e këndit te lojërave për fëmijët në parkun e liqenit kanë bërë që shoqëria civile të dalë sërish në protestë. Një grup aktivistësh  e kanë kaluar natën e mbrëmshme tek liqeni për të mos lejuar punimet ndërsa raportohet se aktivistët janë konfrontuar me punonjësit e firmës ndërtuese. Nga përplasja dyshohet se është dhunuar aktivisti, Eljan Tanini. Ndërkohë sipas dëshmitarëve okular, policia nuk ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën.

Një ditë më parë përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë protestuar sërish tek Parku i Liqenit Artificial, ku sipas tyre parkut po i futet një hekurudhë betoni qe do te shërbeje për trenin e fëmijëve.

Pas rinisjes së punimeve, aktivist të shoqërisë civile dolën prapë në protestë pasi sipas tyre bashkia e Tiranës nuk ka marrë parasysh kërkesat e tyre dhe se nuk ka bërë publik projektin.

Ervin Goci është shprehur se, “Parkut iu fut në mes hekurudha e betonit. Bashkia nuk ka marrë parasysh kërkesat tona. Bashkia nuk ka bërë publik projektin për qytetarët”.

Pin It