Kosovë, seanca e parë në kuvend për 2016, vijojnë protestat

kuvendi-650x358

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancën e parë për vitin 2016. Në rendin e ditës janë parashikuar diskutime për një sërë projektligjesh që kanë të bëjnë kryesisht me liberalizimin e vizave.

Por opozita ka paralajmëruar se do ta bllokojë seancën e sotme. Deputeti i “Vetëvendosjes”, Fisnik Ismaili, është shprehur se opozita sot nuk do të lejojë mbarëvajtjen e seancës së Kuvendit.

Ai tha se “do ta bllokojmë edhe këtë seancë, do ta shihni”. Ndërkohë, të gjitha hyrje – daljet e në Kuvendin e Kosovës po kontrollohen nga pjesëtarë të Policisë speciale të Kosovës, raporton “Koha Ditore”. E gjitha kjo i jep një atmosferë të pakëndshme nisjes së seancës.

Ndërsa rreth 200 persona janë duke protestuar jashtë Kuvendit të Kosovës, shumica prej tyre aktivistë të opozitës.

Pin It