Bizneset e vogla në Tiranë: UKT po na vjedh hapur

ujesjellesi

Bizneset e vogla në Tiranë janë ankuar, pasi pretendojnë se janë mbifaturuar nga UKT. Pronarët e bizneseve kanë deklaruar se janë detyruar që të paguajnë nga 8 mijë deri në 12 mijë lekë të reja në muaj, shifër kjo absurde dhe e papërballueshme.

Qytetarët deklarojnë se kjo është një vjedhje e hapur që u bëhet. Më tej ata kanë shtuar se nëse kjo situata përsëritet, atëherë do të detyrohen që të mbyllin qepenat. Në lidhje me këtë situatë UKT ka deklaruar se ka një gabim në sistem.

Më tej kanë sqaruar se do verifikojmë rast pas rasti problemet me matësit dhe do rregullohen për muajin tjetër. Faturat e larta të ujit kanë shkuar kryesisht për biznese si loto-sport, farmaci dhe parukeri.

Pin It