Kontrollet, 11 të arrestuar për vjedhje energjie

energjia

Policia e Shtetit, OSHEE dhe Policia Pyjore zhvilluan kontrolle në të gjithë vendin për të analizuar ecurinë e furnizimit me energji elektrike dhe gjendjen e sipërfaqeve pyjore.

Gjithsej 70 grupe të përbëra nga forcat e policisë dhe përfaqësues të OSHË-së zhvilluan kontrolle në terren në qytete të ndryshme të vendit. Nga kontrollet e bëra u evidentuan 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, për të cilat u arrestuan 11 autorë, 8 të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë, ndëra 2 persona janë shpallur në kërkim.

Po ashtu operacioni i quajtur “Roja e Gjelbër” për kontrollin dhe parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, zbuloi 6 raste të shkeljes së rregullores së pyjeve. Policia arrestoi në flagrancë 1 person, ndërsa 5 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Pin It