Policia Rrugore ka nisur monitorimin e rrugëve me dron e cila bën të mundur filmimin e parakalimeve të gabuara të automjeteve.
Sipas njoftimit nga ana e Policisë së Shtetit tashmë, ka “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.
Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON
Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e “çarmatosi”.
Edhe shkeljet e tjera si respektimi i përparësisë në rrethrrotullime; distanca e sigurisë mes mjeteve etj. janë të monitorueshme.
Cilat janë vendet ku monitorohet me dron?
Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut. Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit. Për çdo shkelje, qytetarët mund të telefonojnë në numrin falas 112, 24/7. /ATA/