Ndotja e mjedisit i kalon policisë së shtetit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në prezantimin e nismës për pastrimin e territorit se aksioni do të jetë afatgjatë, ndërsa do të ketë disa ristrukturime. Ai e cilësoi si turp kombëtar gjendjen e krijuar, ndërsa njoftoi se në këtë operacion 6-mujor kundër krimit mjedisor do të përfshihet edhe policia e shtetit.

Rama  deklaroi se janë dhënë 1 mijë leje mjedisore pa kriter, të cilat do të kalojnë në sitë përsa i përket zbatimit të ligjit.

Objektivi i qeverisë sipas Ramës është që brenda 300 ditëve të para të qeverisjes situata të ketë ndryshuar plotësisht dhe sezoni i ri turistik ta gjejë Shqipërinë me një imazh tjetër, ndërsa masat për shkelësit do të jenë drastike.Aksioni për pastrimin e territorit do të nisë në 24 nëntor dhe do të zgjasë 6 muaj.

Pin It