Polici turk shpëton ushtarin nga turma

policeman-calm

Këto fotografi tregojnë momentet kur një polic turk ndihmoi një nga ushtarët që ishte pjesë e grupit që tentuan të merrnin pushtetin.

Pak se të bëheshin fotografitë ushtari u gjuajt me gurë nga një turmë e inatosur. Më pas midis rremujës polici rrethoi ushtarin e paarmatosur dhe pa hemletë dhe urdhëroi turmën të qetësohet. Polici anonim, i armatosur dhe me maskë kundra gazit, ndihmoi burrin të zbriste nga tanku.

Mbrëmjen e së premtes në qytete të ndryshme të Turqisë pati luftime midis policisë dhe forcave ushtarake, ndërsa njësi të ushtrisë u përpoqën të merrnin pushtetin me dhunë dhe të rrëzonin nga pushteti Presidentin Erdogan dhe partinë AKP.

Mijëera qytetarë dolën gjithashtu në rrugë kundër forcave të ushtrisë. Presidenti Erdogan nga ana e tij urdhëroi qytetarët të mblidhen në sheshe, aeroporte dhe të protestojnë kundra kryengritjes së një grupi nga ushtria.

Edhe ndërsa shpërthimet dhe të shtënat shtoheshi, qytetarë të paarmatosur bllokuan dhe sulmuan ushtarët në rrugët e Ankarasë dhe Stambollit. Fotografitë tregojnë eshe njerëz të shtrirë para tankeve në përpjekje për t’i ndaluar ata.

Mëngjesin e së shtunës ushtarë të shumtë ishin dorëzuar, por shumë të tjerë kishin shkaktuar zemërimin e qytetarëve gjatë trazirave. Disa prej tyre janë fotografuar duke lidhur ushtarët me rripa.

Rreth 300 veta u vranë gjatë trazirave ndërsa mijëra të tjerë mbetën të plagosur. Qeveria ka nisur një operacion dhe ka arrestuar mijëra ushtarë dhe zyrtarë.

policeman-helps-down

policeman-soldier-hug2

policeman-soldier-hug3

Pin It