Fevziu: Histeria e shqiptarëve më befason, Erdogan nuk mund të jetë model tolerance dhe mirëkuptimi, ky i fundit nuk ishte reflektim i nje leksioni demokracie

blendi-fevziu-660x330

Më shumë se sa zgjedhjet amerikane, më shumë se sa dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian madje edhe më shumë se sa gjithë eventet politike në vendet fqinje, nga te cilat, varet fati i shumë emigrantëve shqiptarë. Kishte një vëmendje befasuese, tek të gjitha zonat ku banojnë shqiptarë, nga Kosova në Maqedoni e nga Shqipëria në Mal të Zi. Që shqiptarët patën këtë vëmendje për Turqinë m’u duk befasuese.

Për shumë vite zhvillimet atje kanë qenë periferike dhe asnjëherë në vëmendje të Shqipërisë. Edhe lajmet nga Turqia kanë qenë të rralla dhe fare të zbehta ëe shtypin tonë. Ndaj ky evidentim në rrjetet sociale vetëm sa rihapi një pikëpyetje të madhe që lidhet me shkakun e saj. A ishte vëmendja ndaj Erdoganit dhe statuset pro tij një qëndrim parimor i shqiptarëve? Pra a ishin ato qëndrim legjitim ndaj një grushti shteti puçist që tentonte të rrëzonte një qeveri të dalë nga zgjedhjet e lira? Pra a ishte reflektim i nje leksioni demokracie?

Vështirë të thuhet kjo. Sepse ndërsa reagimi i pare kundër nje grushti shteti ishte legjitim dhe në sinkron me gjithë botën demokratike, reagimet e mëpasme, tregonin se më shumë se sa demokracine, shumica e shqiptareve të shqetësuar në rrjetet sociale për fatin e Erdoganit dhe problemet e tij te brendëshme politike. Ata që reaguan me të drejtë kundër grushtit të shtetit, nuk shkruajten më asgjë për dhunen ndaj ushtarëve, për vrasjet makabre që tronditën rrjetet sociale, për shkarkimet masive që janë karakteristike vetëm të vendeve autoritariste apo diktatoriale. Akoma më tutje mbeta i befasuar nga adhurimi ndaj Liderit Turk, me postime plot pathos dhe me shikimin e tij si mbinjeri. Të adhurosh demokracine e kuptoj; të adhurosh qytetarët që u shtrine nën tanke për të penguar një grusht shteti edhe këtë e besoj.

 

Por të adhurosh një person që sillet në menyrë të tillë nuk është aspak normale. Dje pashë një grup studentësh në Shkup që grisnin diplomat e tyre sepse ato ishin lëshuar nga Kolegjet e Gulenit. Që nga Revolucioni Kulturor Kinez nuk kisha parë një gjë më absurde. Njeriu duhet të ketë respekt për shkollën ku studion; ajo është pjesë e rëndësishme e jetës së tij; e thote gjithnjë me mburrje atë dhe kujton me nderim profesorët e tij. Por të djegësh diplomën tënde apo ta grisësh sepse paske studiuar në një shkollë e investuar nga një njeri që nuk e do Erdogan, kjo është vërtet jashtë çdo llogjike normale.Nuk është çudi që e gjithë kjo histeri më shume se sa me demokracine dhe parimet e saj, të ketë të bëjë me besimin dhe identifikimin e shumë myslimaneve me Turqine.

Në fakt, nëse besimi është i njëjtë, Erdogani nuk është khalif. Ai nuk është skeptërmbajtësi i myslimanizmit në botë dhe as shpëtimtari i saj. Është një President i zgjedhur nga Turqit, për hir të së vertetës në mënyrë legjitime, por i kritikuar mjaft dhe me të drejtë për autoritarizmin e tij. Mund të jetë besimtar, por asesi nuk mund të jetë modeli i besimtarëve shqiptarë, kudo qofshin ata. Dhe aq më pak mund të jetë model tolerance dhe mirëkuptimi.

Dy parime që kanë shoqëruar gjithnje islamizmin shqiptar. Ndaj u befasova duke parë dje këtë entuziazëm për një politikan në rrjetet sociale, entuziazëm që Shqiptarët bëjnë mirë ta ruajnë për të tjera evente dhe personazhe politike.

 

Pin It