Normalizohet gjendja, Rikthehen fluturimet Stamboll-Tiranë

1276697

Rikthehen fluturimet Stamboll-Tiranë, dy ditë pas trazirave në Turqi. Në orën 08:25, avioni i nisur nga Stambolli preku pistën e Aeroportit “Nënë Tereza”, duke sjellë edhe shqiptarët e parë që ishin bllokuar prej dy ditësh në Turqi.

Ka pasur edhe nga ata, të cilëve nuk u është dashur të presin në aeroport, por që shqetësimin për atë që po ndodhte e kanë përjetuar në qytet.

Aeroporti kryesor i Turqisë dhe një ndër nyjet lidhëse mes shumë vendeve, anuloi të gjitha fluturimet mesnatën e së premtes, për të rifilluar sërish punë rreth 12 orë më pas.

Pin It