Dy shpërthime në Stamboll, 29 persona ndërruan jetë, 166 u plagosën

stamboll

Dy shpërthime pranë një stadiumi në Stamboll, Turqi, shkaktuan vdekjen e 29 personave dhe plagosjen e 166 të tjerëve. Zyrtarët thonë se shpërthimet e mbrëmjes së të shtunës kishin për target policinë.

Shpërthimet ndodhën dy ore pas ndeshjes mes Bursaspor dhe Beshiktashit, në stadiumin e këtij të fundit. Turqia ka shpallur të dielën ditë zie kombëtare, ndërsa 10 persona janë arrestuar.

Ende nuk dihen autorët e sulmit, pasi asnjë grup nuk ka marrë përsipër realizimin e shpërthimeve, por kohët e fundit Turqia është goditur nga sulme të militantëve kurdë dhe të ashtuquajturit ISIS.

Sulmet vdekjeprurëse në Turqi gjatë këtij viti

20 gusht: Sulmi me bombë në një dasmë në Gaziantep vret të paktën 30 persona, ISIS i dyshuar

30 korrik: 35 luftëtarë kurdë u vranë nga ushtria turke pasi tentuan të sumonin një bazë ushtarake.

29 qershor: një sulm me armë dhe bombë në aeroportin Ataturk la të vdekur 41 persona, përgjegjës militantët e ISIS

13 mars: 37 vetë u vranë nga militantët kurdë në një shpërthim me bombë të një makine në Ankara.

17 shkurt: 28 vetë ndërruan jetë gjatë një sulmi të një autokolone ushtarake në Ankara.

 

 

Pin It