Pini çaj të zi për një shëndet më të mirë

Teapot and cup

Prodhimi i çajit të zi vjen më shumë nga India. Ky çaj është shumë popullor në disa vende, ku shpesh herë përdoret edhe si një zëvendësues i kafes për shkak të përqindjes së lartë të kafeinës që ndodhet në të.

Në krahasim me çajin jeshil, ka një sasi të lartë të teines ndaj çaji i zi ka efekte të forta në organizmin tonë.
Ai është i pasur me antioksidues, të cilët luftojnë molekulat e dëmshme të grumbulluara në trup, duke bërë të mundur që të zvogëlojë rrezikun nga hemorragjiacerebrale,kanceri, diabeti dhe problemet e mishrave të dhëmbëve.

Gjithashtu konsumimi i këtij çaji sjell një ulje të kolesterolit, normalizon presionin e gjakut dhe ka një impakt të rëndësishëm në përmirësimin e azmës.

Studimet tregojnë se tri gota çaj të zi në ditë, janë 11% më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës në krahasim me ata që nuk e përdorin si dhe përmirëson përqëndrimin dhe lufton stresin.

Pin It