Kompjuterat e së ardhmes pritet të kenë shqisa

__800x800_52ccdd693bf61

Koorporata IBM çdo vit zgjedh pesë nga teknologjitë e reja të cilat mendon se do të arrijnë të ndryshojnë të ardhmen. Këtë vit këtë vit lista e IBM-ve përmban pajisje që do të zotërojnë aftësi të shqisave tona.

“Bëhet fjalë për një ndryshim rrënjësor të kompjuterëve dhe të mënyrës se si ne bashkëveprojmë me ta, si të ishin njerëz”, thotë Zv/ Presidenti i IBM-ve Bernie Mayerson, për VOA.

Makinat inteligjente së shpejti do të jenë në gjendje të dëgjojnë tingujt përreth dhe të nxjerrin në dukje ato që na interesojnë më shumë. Një sistem i avancuar do t’ju tregojë prindërve se përse është duke qarë fëmija i tyre i vogël.

Në të ardhmen kompjuterat do të jenë në gjendje të bëjnë më shumë sesa njohja e imazheve apo të dhënat vizuale. Përparimet në pesë vitet e ardhshme në teknologjinë kompjuterike thotë zoti Maloov, do të bëjnë që gjërat që tani na duken si fantashkencë, të jenë pjesë e jetës sonë të përditshme.

 

 

Pin It