Turqi, SHBA urdhëron familjarët e diplomatëve të largohen nga Stambolli

20161030102850

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu ka bërë thirrje të gjithë familjarëve të stafit të konsullatës amerikane në Stamboll të largohen nga Turqia për shkak të kërcëniemve të organizatave terroriste.

“Departamenti i Shtetit ka marrë këtë vendim në bazë të informatave të sigurisë që tregojnë se grupe ekstremiste po vazhdojnë përpjekjet agresive për të sulmuar qytetarët e SHBA në Stamboll, në zonat që ata banojnë apo frekuentojnë shpesh,” – thuhet në paralajmërim.

Situata në Turqi është bërë shumë e dhunshme gjatë viti të fundit, jo vetëm në sajë të grupeve terroriste, por edhe nga kkonfliktet e brendshme. Presidenti Erdogan arrestoi mijëra njerëz pas një përpjekjeje të dështuar për grusht shteti.

Më herët SHBA ka larguar shtetasit e saj edhe nga zona e Inxhirlikut në juglindje të Turqisë dhe nga Adana gjithashtu.

Departamenti i Shtetit nuk dha informacion se sa familjarë do të preken nga evakuimi të shtunën. Paralajmërimi njofton se konsullata mbetet e hapur dhe me personel të plotë dhe se urdhri nuk zbatohet për njësi të tjera diplomatike të SHBA në Turqi.

Njësitë diplomatike amerikane në Turqi janë sulmuar disa herë në të kaluarën. Në korrik të vitit 2009, persona të armatosur qëlluan mbi konsullatën amerikane në Stamboll, dhe në shkurt 2013 një kamikaz sulmoi Ambasadën e SHBA në Ankara.

/CNN/

Pin It