Shoqëria civile dhe artistët zhvilluan pasditen e së dielës një koncert-protestë kundra ligjit për importin e plehrave. Koncerti u mbajt në sheshin para piramidës dhe iniciatorë të tij ishin këngëtaret Elina Duni dhe Eda Zari, të cilat zhvilluan më herët edhe një koncert në Valbonë kundra ndërtimit të HEC-eve.
Protestës së djeshme në kryeqytet iu bashkuan qindra qytetarë, aktivistë dhe artistë të cilët i kërkuan qeverisë të heqë dorë nga miratimi i ligjit, pas kthimit të tij nga Presidenti i Republikës. Artistët u shprehën se kauza e tyre është në mbrojtje të tokës, ujit, ajrit dhe jetës; në mbrojtje të ekosistemit dhe turizmit.
Artistët kënduan nën sloganin “Boll plehra ka Shqipëria” dhe me kolonë zanore shoqëruese fjalimin e Edi Ramës në kohën kur bënte thirrje për mosmiratimin e ligjit për importin e plehrave.