‘’Skampa 18 ‘’, pjesëmarrës trupa nga vende të ndryshme

nis-festivali-i-teatrove-ne-elbasan-41-1-340x200

Teatri Skampa ka  mirëpritur këtë të dielë  edicionin e 18 të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit ‘’Skampa 18 ‘’.

Për të performuar në skenë janë ngjitur trupa aktrimi nga vende të ndryshme. Shqipëria përfaqësohet nga 4 trupa aktrimi , ajo e Elbasanit, Tiranës , Shkodrës dhe trupa e Gjirokastrës. Ky është aktiviteti i dytë në rang kombëtar që zhvillohet në Teatrin Skampa. Për të performuar do të jenë trupa nga Argjentina, Italia, Izraeli, Kosova, Maqedonia, Suedia, Amerika, Rumania etj.

Qëllimi kryesor i këtij eventi artistik është rritja e audiencës dhe veçanërisht pjesëmarrja e rinisë. Një risi këtë vit është se në skenë do të ngjitet edhe një trupë aktrimi qe do të performojë për fëmijët .

Skampa 18 është festivali më i madhi i Teatrit dhe do të vazhdojë deri më 4 Nëntor .

Pin It