Departamenti Amerikan i Shtetit i përgjigjet pretendimit të Ankarasë se tentativa për grusht shteti ishte planifikuar nga mbështetësit dhe pasuesit e studiuesit që jeton në SHBA, Fethullah Gulenit.
SHBA i ka quajtur “shpifje publike” këto deklarata, teksa ka nënvizuar se janë “krejtësisht të rreme dhe të dëmshmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve”.
“Insinuatat publike ose pretendimet për ndonjë rol nga ana e Shteteve të Bashkuara në përpjekjen e dështuar për grusht shteti janë krejtësisht të rreme dhe të dëmshme për marrëdhëniet tona dypalëshe,” tha Departamenti i Shtetit, duke përmbledhur një mesazh të dhënë nga sekretari i shtetit, John Kerry, me homologun e tij turk.
Sekretari Kerry i kërkoi përmbajtje qeverisë turke dhe të respektojë procesin e rregullt – dhe detyrimet e saj ndërkombëtare – teksa heton dhe zbulon informata shtesë në lidhje me ata që janë përfshirë në përpjekjen për grusht shteti në vend. Ai e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshëm për të ofruar ndihmë autoriteteve turke në kryerjen e këtij hetimi, por që insinuata publike ose pretendime për ndonjë rol nga ana e Shteteve të Bashkuara në përpjekjen e dështuar për grusht shteti “janë krejtësisht të rreme dhe të dëmshme për marrëdhëniet tona dypalëshe”.
Presidenti turk Erdogan kërkoi dje nga SHBA që të ekstradojë Fethullah Gulen, i cili jeton prej disa vitesh në Pensilvani.
Nga ana tjetër Gulen shprehet i hapur për kryerjen e hetimeve nga një organizatë ndërkombëtare.