Gyleni: Erdogani mund ta ketë inskenuar vetë grushtin e shtetit

FILE - In this March 15, 2014 file photo, Turkish Islamic preacher Fethullah Gulen is pictured at his residence in Saylorsburg, Pennsylvania, United States. Police conducted raids in a dozen Turkish cities Sunday, detaining at least 24 people — including journalists, TV producers and police — known to be close to a movement led by a U.S.-based moderate Islamic cleric who is a strong critic of President Recep Tayyip Erdogan. It was the latest crackdown on cleric Fethullah Gulen's movement, which the government has accused of orchestrating an alleged plot to try to bring it down. (AP Photo/Selahattin Sevi, File)

Amana Fontanella-Khan

Në një intervistë të veçantë që i ka dhënë një grupi të vogël gazetarësh në rezidencën e tij në Saylorsburg të Pensilvanisë, Fethullah Gyleni, i cili jeton në një vend të veçuar, i është shprehur koleges sime, Amana Fontanella-Khan se ai i refuzon të gjitha akuzat e hedhura se ka qenë pikërisht ai pas përpjekjes së të premtes mbrëma për një grusht shteti. “Unë nuk besoj se bota do t’i besojë akuzat e bëra prej Presidentit Erdogan,-është shprehur Gyleni. Ka gjasa që i gjithi ky të ketë qenë një grusht shteti i inskenuar, i planifikuar për akuza të mëtejshme [kundër Lëvizjes “Hizmet”], -shtoi ai, i ulur në atë dhomë të vogël adhurimi të shtruar me sixhade të bukura, me një dekor të rregulluar me kaligrafi islame dhe libra fetarë të radhitur bukur.

Gyleni u shpreh se ai është kundër çdo lloj ndërhyrjeje ushtarake, madje shtoi se ai e ka vuajtur përherë mbi supe çdo herë që të ketë ndodhur një e tillë në Turqi gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit.

“Turqia nuk mund të kthehet pas më, tani që i është futur rrugës së demokracisë,” – deklaroi ai. Hera e fundit që ky mendimtar i tërhequr ka folur drejtpërsëdrejti para shtypit ndërkombëtar ka qenë në vitin 2014. Ai rrallëherë largohet prej kompleksit “Qendra e Adhurimit dhe Ripërtëritjes Shpirtërore të Brezit të Artë”, ku lëvizja e frymëzuar prej ideve dhe botëkuptimit të tij ofron edukim fetar.

Imami, i cili jeton në ekzil, është në një gjendje shëndetësore delikate. Para se ne të hynim për të zhvilluar intervistën, në dhomën e tij gjendej një mjek, i cili kishte në dorë një stetoskop dhe po i maste atij tensionin e gjakut. Kompleksi i gjerë ruhet prej një kompanie sigurimi private. Menjëherë pas marrjes së lajmit për ngjarjet në Turqi, drejtori ekzekutiv i Aleancës për Vlerat e Përbashkëta, Alp Aslandogan, si dhe këshilltari për shtypin i z. Gylen, u shprehën se siguria duhet të kalonte në “gjendje alarmi”, duke parë gjuhën e ashpër dhe të dhunshme në mediat sociale.

Ndërkohë që Erdogani po bën çdo përpjekje për të ekstraduar z. Gylen, me akuzat për planifikim dhe organizim të një grushti shteti, Asllandogani u shpreh: “Qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithnjë ai se ata do ta trajtojnë menjëherë çështjen nëse ka ndonjë provë për shkelje të ligjit nga ana e Fethullah Gylenit.Deri më tani, qeveria turke nuk ka paraqitur dot asgjë. Falënderojmë Zotin që ky është një shtet ligjor dhe ne varemi vetëm nga ligjet.”

Në lidhje me idenë se Erdogani mund ta ketë inskenuar vetë këtë grusht shteti, Asllandogani nënvizoi se ngjarjet e së premtes nuk përputhen thuajse fare me strukturën e grushtave të shtetit në të shkuarën: “Grushti i shtetit ngjan të jetë i planifikuar dobët, është zbatuar dobët dhe gjithçka duket sikur luan për dorën e Presidentit Erdogan.” “Ka shumë pikëpyetje të mëdha rreth faktit se si u vu në zbatim ky grusht shteti (i mbetur në tentativë),” – përfundoi ai.

Guardian

Pin It