MPJ, thirrje për të shmangur zonat e rrezikut në Ankara, anulohen fluturimet drejt Stambollit

turqi-grusht-shteti

Ministria e Jashtme në një reagim zyrtar lidhur me situatën në Turqi thotë se po e ndjek me shqetësim dhe vëmendje dhe u bën thirrje shqiptarëve të shmangin zonat e prekura nga trazirat dhe të ndjekin udhezimet e autoriteteve turke dhe mediat lokale ne vijimesi.

“MPJ shpreh ngushellimet me te sinqerta per autoritet dhe popullin turk per jetet e humbura. Urojme sherim te shpejte per te plagosurit dhe normalizim të shpejte te sutuates ne vend. U bejme thirrje qytetareve shqiptare qe te shmangin zonat e prekura nga trazirat, te ndjekin udhezimet e autoriteve turke dhe mediat lokale ne vijimesi.”

 Ftojme te gjithe qytetaret shqiptare qe aktualisht gjenden atje te kontaktojne ne numrin e telefonit Ankara 0090 549 561 1985, Stamboll 0 090539506 04 17 dhe email DK@mfa.gov.al

Ngjarjet e ndodhura në Turqi shkaktuan probleme edhe në trafikun ajror. Fluturimet drejt Stambollit u anuluan nga pjesa më ë madhe e shteteve.  E njëjta ndodhi edhe për fluturimin e orës 09:25 nga Tirana drejt Stambollit ndërsa ende nuk ka një vendim për udhëtimet e planifikuara gjatë mbrëmjes.  Sipas burimeve zyrtare nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit fluturimet drejt Antalyas kanë vijuar sipas programit.

Sipas burimeve zyrtare nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, fluturimet nga Tirana drejt Stambollit janë anulluar, ndërsa nga Tirana drejt Antalyas vijojnë rregullisht sipas orarit të planifikuar.

 

 

 

Pin It