NetCastle, projekti europian për zhvillimin e turizmit kulturor në Shqipëri

IMG_1802

Në Tiranë, në mjediset e UET, u mbajt konferenca “Krijimi dhe Promovimi i Rrjetit të Kështjellave – NetCastle”, i cili është një projekt i financuar nga BE.

Projekti NetCastle synon të zhvillojë trashëgiminë kulturore për të nxitur industrinë e turizmit me përdorimin e teknologjive të reja dhe turizmin elektronik.

Menaxherja e projektit, Entela Sulka, tha se nga projekti pritet që Shqipëria të përparojë më tej në sektorët e turizmit dhe kulturës. Sipas saj turizmi në Shqipëri përballet me vështirësi me informalitetin, vështirësi në infrastrukturë, menaxhimin e mbetjeve dhe çështjet e pronësisë.

Sulka përmendi sfidat se sektorit kulturor në Shqipëri në lidhje me mungesën e burimeve financiare dhe njerëzore, institucioneve dhe ndërgjegjësimit publik.

Deri tani Bashkimi Evropian ka mbështetur rehabilitimin e trashëgimisë kulturore në Tiranë, Shkodër, Himarë, Krujë, Berat, Korçë dhe Elbasan përmes financimit të mbi 10 milionë eurove gjatë periudhës 2006-2013. Ndërsa në fillim të janarit 2016 nisi një projekt i ri për restaurimin dhe rehabilitimin e Parkut të Apolonisë.

Pin It