Emigrantët, BE i jep 3 muaj kohë Greqisë

Migrants wait at Greece's border with Macedonia, hoping to enter Gevgelija, Macedonia August 22, 2015. Police and soldiers deployed along Macedonia's southern border with Greece struggled on Saturday to control the numbers of refugees and migrants, many of them fleeing Middle East conflicts, seeking to reach western Europe.  REUTERS/Ognen Teofilovski

Greqia ka 3 muaj kohë që të përforcojë kontrollet e kufijve të saj për të zbutur fluksin e emigrantëve që përdorin tokën helene si trampolinë për në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Ky është afati i dhënë nga Brukseli, i cili ka kaluar nga paralajmërimi drejt masave konkrete për Athinën, në të kundërt, Greqia do të përballet me masa që shkojnë deri në pezullimin e saj prej zonës Shengen.

Kërcënimi i BE-së mbërrin dy javë pas publikimit të një raporti që akuzonte Greqinë se ka shpërfillur detyrimet e saj dhe se, në ndërmarrjen e kontrolleve kufitare ka mangësi serioze, të cilat autoritetet greke duhet t’i kapërcejnë.

Raporti i miratuar pas diskutimesh të gjata, përbën një hap kyç përpara, drejt shtrirjes së kontrolleve në kufijtë e disa prej vendeve anëtare të Shengenit për një periudhë gati dyvjeçare.

Ai shënon praktikisht hapin e parë të 4 etapave të procesit të përgatitjes për aktivizimin e nenit 26 të kodit Shengen.

Dokumenti, sipas zv.presidentit të Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis, rreshton dështimet e autoriteteve helene në regjistrimin, marrjen e shenjave të gishtërinjve dhe verifikimin e identitetit të emigrantëve.

Më shumë se 850 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Greqi vitin e kaluar, e 44 mijë të tjerë kanë zbarkuar në ishujt grekë që nga fillimi i 2016-s. Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve kanë prekur tokën në ishujt e Lesbosit, Samosit dhe Kiosit, pas nisjes nga Turqia.

Pin It