Greqia lehtëson procedurat për nënshtetësinë, çfarë ndryshon

Greqia do ndryshojë mënyrën dhënies së nështetësisë duke thjeshtëzuar dhe përshpejtuar procesin. Rregullat e reja për dhënien e nënshtetësisë janë një lëvizje që sipas ministrit të Brendshëm të Greeqisë, Panos Skurletis u jep mundësinë mijëra emigrantëve që ta marrin atë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke pritet që në radhë të parë të ndryshojë ligji aktual, duke futur një dispozitë që saktëson se çdo shtetas i huaj që ka mbi 12 vite me leje qëndrimi në Greqi ka të drejtë që të marrë nënshtetësinë helene. Po kështu syhonet që të ulet koha që duhet për të marrë nënshtetësinë. Aktualisht koha që duhet varion nga 2 deri në 6 vite pas aplikimit dhe synohet që me procedurat e reja ajo të bëhet brenda 1 viti. Një tjetër risi do të jetë edhe ndryshimi i mënyrës së pyetjeve që u nënshtrohen aplikantët për nënshtetësi.

Ministri Skurletis sqaroi se ndryshimi prek dhe mënyrën e intervistimit të kandidatit në një procedurë të thjeshtuar për evidentimin e personave të integruar në shoqërinë greke. Sipas procedurës së re do të krijohet çdo vit një “rezervuar” me 300 pyetje-përgjigje të cilat do të jenë në databaze-n e ministrisë. Nëpunësit do të jenë të detyruar që të marrin 30 pyetje vetëm nga ky fond për provimin nga e cila kalon ai që u përgjigjet me sukses të paktën 20 pyetjeve. Kjo bëhet për të shmangur parregullsitë, pasi është vënë re se ka raste favorizimi me pyetje të lehta apo raste që jepen qëllimisht pyetje shumë të vështira. “Duam me qëndrimin tonë të dërgojmë mesazhet e duhura në të gjithë botën kundër ksenofobisë dhe racizmit.Duam t’i japim shanse të gjithëve, pavarësisht origjinës së tyre. Po përmirësojmë kuadrin ligjor për dhënien e shtetësisë.Vendosëm dhënien e mundësisë për fëmijët e lindur në vend, por që për arsye të ndryshme nuk përfitonin, si u jepet mundësia edhe shumë të tjerëve të marrin shtetësinë”, ka deklaruar dje ministri i Brendshëm grek.

Duhet theksuar se ky ndryshim është një lajm shumë I mirë për shumë emigrant shqiptarë që jetojnë prej shumë vitesh në Greqi. Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme greke në Greqi jetojnë 850 mijë emigrantë. Sipas statistikave 174.394 nënshtetesi janë dhënë që prej vitit 2011 deri me 2017. Nga këto 93 % e përfituesve janë nga Shqipëria.

Shqiptarja.com

Pin It