Fleckenstein: Shqipëria dhe Greqia të bisedojnë për zgjidhjen e çështjes çame

knuti

Eurodeputeti Knut Fleckenstein deklaron se Shqipëria dhe Greqia duhet të ulen në bisedime për të zgjidhur çështjen çame dhe atë të minoritetit grek në Shqipëri.

Sipas tij Greqia nuk duhet të përpiqet të ndalojë negociatat për Shqipërinë.

“Në qoftë se grekët do të përpiqeshin të ndalonin negociatat përpara se ato të fillonin do të ishte gabim. Sepse, unë mendoj që kjo çështje historike duhet të diskutohet mes fqinjësh dhe përsa i përket kësaj teme unë jam shumë dakord me atë çfarë tha komisioneri Hahn, që kjo çështje duhet diskutuar mes grekëve dhe shqiptarëve, si dhe qeverive të tyre. Kjo nuk duhet të çojë në mbylljen e rrugës për në Europë ose të shtyjë një vendim të rëndësishëm si ai hapjes së negociatave,” u shpreh ai.

Fleckenstein tha se edhe debati për banesat që planifikohen të prishen në Himarë duhet të zgjidhet në rrugë ligjore. Sipas tij nëse banorët kanë kundërshti për vendimet, atëherë ata duhet t’i drejtohen gjykatës.

“Nga ana tjetër, unë mendoj që nëse i referohem vendin nga unë vij, njerëzit kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës dhe të diskutojnë çështjen atje. Kjo është diçka që me sa duket shpesh mungon në Shqipëri, pra njerëzit nuk i drejtohen gjykatës. Sidoqoftë, mendoj se të gjithë qytetarët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, qofshin ata me rrënjë bullgare, greke ose shqiptare’ deklaron eurodeputeti.

Pin It