BE, Këshilli i Ministrave dakord për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë

km-be

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian shprehu ditën e mërkurë dakordësinë me rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë.

“Këshilli vëren pozitivisht rekomandimin e Komisionit për të hapur bisedimet e anëtarësimit më Shqipërinë, në varësi të një përparimi të besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e Reformës në Drejtësi, në veçanti të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, – shkruan Zëri i Amerikës.

Ministrat e Jashtëm të BE kërkojnë nga Shqipëria që ajo të përmirësohet në pesë përparësitë bazë. Këshilli i Ministrave ftoi KE të raportojë për Shqipërinë në mënyrë të vazhdueshme, pa u kufizuar nga paketa dhe kalendari për Zgjerimin e BE.

“Këshilli fton Komisionin të raportojë mbi Shqipërinë, përveç paketës së zgjerimit, dhe do të rimarrë në shqyrtim Shqipërinë kur të jetë kryer progresi i mjaftueshëm”, thuhet në shkrimin e Zërit të Amerikës.

 

 

Pin It