Studim: I ftohti ju ndihmon të bini në peshë

heart-health-cold-weather-winter-man

Edhe pse keni ftohtë shumë në këto ditë dimri, mos u shqetësoni sepse edhe kjo e ka një të mirë. Sipas një studimi nga Universiteti i Gjenevës i ftohti ju ndihmon të bini në peshë.

Një studim i mëparshëm ka zbuluar se të ftohtit ka të njëjta efekte si aktiviteti fizik, pasi ofron mbrojtje kundër obezitetit dhe përmirëson shëndetin metabolik,

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Gjenevës kanë zbuluar se si ekspozimi ndaj të ftohtit alternon përbërjen e bakterit në zorrë, që e bën trupit që të djegë shtresat e depozituara dhjamore, përmirëson metabolizmin e glukozës dhe ndihmon për t’u dobësuar.

Ky zbulim i ri mund të sigurojë trajtime të reja për njerëzit mbipeshë ose obezë.

Profesori Mirko Trajkovski, i cili e udhëhoqi këtë studim, duke folur për “Western Daily Press” tha: “Kemi të dhëna bindëse se mikrobet e mira që gjenden në zorrë luajnë një rol kyç në aftësinë e njeriut për t’u adaptuar me mjedisin, duke rregulluar drejtpërdrejt energjinë tonë trupore”.

Sipas Profesorit, eksplorimi dhe testimi i këtyre mikrobeve mund të jetë një hap pozitiv për të parandaluar obezitetin dhe sëmundje që lidhen me metabolizmin.

Gjatë eksperimentit, dy grupe minjsh u ekspozuan respektivisht në temperaturat 6 dhe 22 gradë celcius, përgjatë 10 ditëve.

Minjt e ekspozuar në të fohtë shfaqën ndryshim të dukshëm të kompozimit të mikrobeve, duke parandaluar shtimin në peshë.

Bakteria e mirë e prodhuar nga minjt e ekspozuar në të ftohtë, u transplantua tek minjtë që jetuan në temperaturë të ngrohtë. Këto të fundit shfaqën përmirësim të glukozës në metabolizëm, rritje të tolerancës ndaj temperaturave të ulëta dhe rënie të shtresave dhjamore.

Pin It