Kalendari historik, 14 dhjetor

14 Dhjetori është dita e 348 e kalendarit gregorian (dita e 349 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 17 ditë.

1000509261001_1090281684001_bio-biography-nostradamus-lf1

 

1503 – Lindi Michel de Nostredame ose Nostradamus, astrolog francez, kimist, farmacist, i cili botoi një përmbledhje parashikimesh me titull Les Propheties; libri u bë i famshëm në mbarë botën, po ashtu edhe autori. Historianët thonë se Nostradamus ishte njohës i mirë i literaturës klasike greko – romake, që në kohën e tij ishte thuajse e panjohur ose e pa rizbuluar në Evropë; nga kjo literaturë (dokument, fjalime, letërsi, prozë, poezi) Nostradamus shkëputi fraza a thënie me kuptime filozofike (të gjëra, të shumëfishta).  Nostradamus tërthorazi thotë se për ato që shkruan nuk është merita e tij.

okb1-500x340

1955 – Ambasadori kanadez në Kombet e Bashkuara, Paul Martin shpërndan një propozim për pranimin e 18 vendeve si anëtare të reja, një prej tyre edhe Shqiperia.  Asambleja e Përgjithëshme voton 48 me 3 në favor të Shqipërisë (Greqia, Kuba dhe Kina (Taivani) votuan kundër, 5 vende abstenuan). Të nesërmen, Shqipëria pranohet në OKB. Pak ditë më pas, Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Dag Hamarskjold paraqiti raportin mbi ekzistencën e kampeve të punë së detyruar në Shqipërinë komuniste. Sipas raportit, “gjatë periudhës 1944 – 1954, në vend kishte 40 burgje politike, kampe të punës së detyruar dhe fshatra internimi me rreth 80 mijë burra, gra e fëmijë; ndërsa 16 mijë vetë kishin humbur jetën nga keqtrajtimet dhe kushtet e rënda në to. Raporti gjithashtu konfirmonte se “12-vjeç është mosha më e ulët që një person mund të internohet në rastet e kryerjes së një krimi kundër shtetit.”

 

Pin It