Biznesi: Anëtarësimi i detyrueshëm është model i dështuar dhe i papranueshëm

firma-online-iluxus

Dhomat e Biznesit kundërshtojnë anëtarësimin e detyrueshëm në dhomat e tregtisë. Ato dhe Shoqata e Bankave mendojnë se ligji është i papranueshëm dhe modeli që ai prezanton i dështuar.

“Anëtarësimi i detyrueshëm është i papranueshëm, ligji u miratua fshehurazi dhe tinëzisht. Modeli me anëtarësim të detyrueshëm është i dështuar. Tarifa e anëtarësimi, taksë e fshehtë për biznesin” u shpreh përfaqësuesi i Shoqatës së Bankave.

Edhe përfaqësuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford e cilësoi të gabuar anëtarësimin e detyrueshëm.

“Tregu të mbetet i lirë, bizneset të zgjedhin vetë nëse duan të anëtarësohen, pasi anëtarësimi i detyrueshëm është i gabuar”, deklaroi ai.

Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, u shpreh se bizneset janë të keqinformuara në lidhje me ligjin.

“Nuk njiheni me ligjin. Kostoja për bizneset e vogla është 22 Euro, për të mëdhatë 720 Euro, ka dezinformim për ligjin”.

Pin It