Panariti prezanton platformën e bursës së parë bujqësore

 

bursa

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, prezantoi të mërkurën platformën për Bursën e parë Bujqësore në vend. Kjo bursë do të shërbejë si një platformë e balancuar e çmimeve mbi bazën e ankandeve.

Bursa do iu vijë në ndihmë fermerëve duke i orientuar ata në çmimet e shitjes, blerjes dhe eksportet, për të parandaluar spekulimet. Ndërsa do të luajë rol të rëndësishëm edhe në përcaktimin e importeve shqiptare bujqësore.

Ministri Panariti tha se ka ardhur koha për të rregulluar çrregullimet në marrëdhëniet mes prodhuesve të sektorit bujqësor.

“Jemi për një treg të lirë, por duhet t’u mbyllim shtigjet spekulantëve”-tha kreu i Bujqësisë, sipas të cilit kjo platformë mbron si prodhuesin, edhe konsumatorin, duke pasur të qartë çmimin qe tek prodhuesi e grumbulluesi.

 

Pin It