Zidane: Qëndroni të qetë, arbitri nuk e prish “El Clasico-n”

zidane_zinedine1

Tifozët e Realit të Madridit që evokonin zëra konspirativë për arbitrimin në “El Clasico”, duhet të qëndrojnë të qetë pasi xhaketat e zeza nuk do të ndikojnë në betejën më të bukur të futbollit spanjoll, e ndoshta botërore. Trajneri i skuadrës galaktike Zinedine Zidan ka shmangur hamendësimet se arbitri Karlos Klos Gomez favorizon dukshëm Barcelonën me vendimet e tij.

Seksione të ndryshme në shtypin iberik sugjeruan këtë javë se katalanasit janë një ekip i preferuar nga arbitri i UEFA-s. Ky fakt mori më shumë zë pasi skuadra blaugrana asnjëherë nuk ka humbur kur 44 vjeçari ka qenë arbitër në ndeshjet që Barcelona ka luajtur.

Karlos Klos Gomez është akuzuar për antimadridizëm në më shumë se një rast, me polemikat më të bujshme në rastin e Mourinho-s.

“Nuk besoj në pretendimet se arbitra favorizojnë një klub apo një tjetër. Mendoj se do të jetë një El Clasico fantastike dhe arbitri do të bëjë më të mirën e tij në këtë ndeshje. Nuk jam aspak i interesuar në teoritë konspirative dhe asnjë nuk duhet të shqetësohet pasi në fokus është vetëm ndeshja. Të gjithë tifozët duan të shohin lojën e bukur të shtunën”, tha trajneri i realit, Zinedin Zidan

Pin It