Udhëzimi i MAS, kontroll i rregullt i shëndetit fizik të nxënësve

fisik

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nxjerrë një urdhër, i cili detyron të gjitha shkollat të plotësojnë një pyetësor për shëndetin e nxënësve në bashkëpunim me prindërit.

Ky pyetësor synon kontrollimin e shëndetit të fëmijëve, patologjive nga të cilat vuajnë dhe medikamentet që kanë marrë në të shkuarën apo marrin ende.  Ai është pjesë e platformës së edukimit fizik në arsimin parauniversitar dhe në të shënohen patologjitë si si: asma, diabeti, alergjitë, operacione të mundëshme kirurgjikale, si edhe perdorimi i ndonjë lloj medikamenti, nga ana e nxënësit.

Pyetësori do të mbajë shënim zhvillimin fizik vit pas viti të nxënësve, për të shfrytëzuar si duhet orët e edukimit fizik por mbi të gjitha për të mbajtur nën kontroll shëndetin dhe mbarëvajtjen në mësim e çdo nxënësi.

Ky pyetësor do i shërbejë gjithashtu shmangies së problemeve të adoleshentëve me alkoolin dhe drogën.

Pin It