Tema e kësaj të hëne në ‘Spektrum Jetësor’ ishte “Jeta paralele në rrjetet sociale”. Ishim në një bisedë shumë interesante me sociologen Entela Binjaku.
Folëm për qëllimin e rrjeteve sociale, si i përdorin njerëzit, çfarë postojnë, çfarë tregojnë këto postime, deri ku duhet ta publikojmë jetën tonë në rrjetet sociale.
E ftuara jonë në një këndvështrim të detajuar i ndau përdoruesit e rrjeteve sociale në kategori, për çfarë arsye zgjedhin të jenë aty dhe si shfaqen ata.
Për më shumë ndiqni bisedën e plotë në soundcloud.com.