Televizori i së ardhmes do të jetë transparent

Teknologjia avancon gjithnjë e më tepër, e një nga zhvillimet më të mëdha ndodh tek televizorët.

 Televizorët, vite më parë ishin të stërmëdhenj, ndërsa sot po prodhohen gjithnjë e më të hollë.

Por ajo çfarë sjell kompania “Tv-Two” mund të përcaktojë të ardhmen e aparaturave të televizorëve që ne kemi në shtëpi.

Efekti i saj është i dyfishtë, pasi përveçse funksionon si një televizion normal, ai është tërësisht transparent kur është i fikur dhe pas tij mund të vendosësh edhe sende dekorative.

Ky model është ende në fazën e prezantimit, ndërsa kompania bën me dije se ka filluar të pranojë edhe porositë e para.

Pin It