Pamja e diellit, është shenjë e dashurisë

Një fëmijë është pritur me dashuri kur ka lindur dhe rritet në një atmosferë të ngrohtë të mbushur me dhembshuri, shpirtrat e dashur. Edhe nëse fëmija mund të mos gëzojë të njëjtën dashuri në të njëjtën masë në fazën e fundit të jetës së vet, gjithmonë do të ketë mall për dashurinë dhe do ta kërkojë ngado në jetën e vet. Eshtë shenjë e dashurisë pamja e diellit. Uji avullon, ngjitet lart drejt lindjes së këtyre shenjave dhe, pasi është kondensuar në lartësi të mëdha, bulëzat bien plot gaz mbi tokë në krahët e dashurisë.

Atëherë, mijëra lule çelin përmes dashurisë duke dhuruar buzëqeshje rreth tyre. Pikat e vesës lënë një shkëlqimin të mbushur plot me dashuri dhe vezullojnë me dëfrim. Delet dhe qengjat blegërijnë dhe lodrojnë përreth me dashuri, zogjtë cicërojnë me dashuri dhe në refren për dashurinë. Çdo qenie merr pjesë në një orkestër të madhe me dashuri në univers, me simfoninë e veçantë të tij dhe provon të vërtetojë, me vullnet të lirë ose për shkak të gatishmërisë, një aspekt të dashurisë së thellë që ka gjetur në ekzistencë.

Pin It