Moti, e enjte 8 mars 2018

Territori vijon i vranët me shira të dobët dhe mesatarë deri në orët e mesditës. Ndërsa pasditja sjell kthjellime në Ultësirën Perëndimore dhe gradualisht kthjellimet shtrihen në gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 1 – 2°C në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të variojnë nga 2 në 20°C.

Era do të fryjë mesatare dhe rrallë-herë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi vijon 3 ballë.

Pin It