Mblidhet sot komisioni për reformën zgjedhore, në diskutim votimi elektronik

4486114_304

Të martën në orën 12:30 do të mblidhet komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore për të diskutuar rreth mundësisë së sigurimit të “votimit dhe numërimit elektronik” si dhe votimit të emigrantëve.

Komisioni është ngritur një vit më parë me vendim të Kuvendit, por deri tani nuk ka marrë ende asnjë vendim për ndryshimet në kodin zgjedhor, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Ndërkohë ka mosmarrëveshje mes palëve në lidhje me listat e votuesve, për të cilat partitë nuk bien dakord.

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) propozon realizimin e listave të hapura, mirëpo ky propozim nuk mbështet nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD.

Mbledhja e sotme pritet të jetë hapi i parë për plotësimin e kërkesave të ndëkombëtarëve dhe realizimin e ndryshimeve të nevojshme në kodin zgjedhor, së bashku me ndryshimet në ndarjen administrative.

Pin It