Mogherini: Integrimi i Shqipërisë ndër 12 prioritetet e BE-së për 2017

federica

Integrimi europian i Shqipërisë është një ndër 12 prioritetet e Bashkimit Europian për vitin 2017. Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, në një shkrim në blogun e saj zyrtar, shprehet se Ballkani është në fokusin e politikës së Brukselit.

Sipas këtij shkrimi BE do të realizojë çdo muaj një nga 12 prioritetet e saj dhe qasja e popujve të Ballkanit në tregun e punës të vendeve anëtare do të jetë një nga këto prioritete. Ndërsa në lidhje me Shqipërinë konkretisht, Mogherini shkruan se me reformën në drejtësi vendi ynë është në një fazë të re të procesit të integrimit.

Ajo gjithashtu thekson përfshirjen e të rinjve të rajonit të Balllkanit në tregun e punës në vendet e BE-së.

“Është e gjatë lista e momenteve të rëndësishme të 2016­s për raportet me Ballkanin. Kërkesa për anëtarësim e Bosnjë­Hercegovinës, hapja e kapitujve të rinj të negociatave të Serbisë, i pari “Këshill i Stabilizim Asociimit me Kosovën, miratimi i reformës në drejtësi në Shqipëri pas 6 muajsh punë e përbashkët, që hap një fazë të re të integrimit të saj në BE. Është privilegj për mua që kam folur përpara parlamentit në Tiranë. Ballkani është në zemër të Europës dhe e ardhmja e tij është në BE. Puna vazhdon për të zbutur plagët e së kaluarës për t’ju përgjigjur kërkesës për punë, në mënyrë të integruar dhe hapja e dritës jeshile sidomos për të rinjtë e këtij rajoni”, shkruan shefja për politikën e Jashtme në BE, Federica Mogherini.

Pin It