Amazon aplikon për shërbimin e ri të magazinave “fluturuese”

Link fonte: https://techcrunch.com/2016/12/28/amazon-patents-show-flying-warehouses-that-send-delivery-drones-to-your-door/?ncid=rss&utm_source=feedburner&utm_medium=feed&utm_campaign=Feed%3A+Techcrunch+%28TechCrunch%29&sr_share=twitter

Amazon ka aplikuar për patentimin e një shërbimi të ri, atë të magazinave “fluturuese”. Ky patentim do të ketë një mjet fluturues me anë të të cilit do të nisë pakot.

Objektivi është që këto magazina fluturuese të përqëndrohen në një zonë ku në një moment të caktuar ka një numër të madh kërkesash specifike dhe për të kënaqur klientët në një kohe të shkurtër. Për shembull në një koncert në një stadium për të dorëzuar më shpejt pakot e ushqimit apo pijeve.

Mbase do të duhet pak kohë për të parë të punojë një sistem të tillë, por e sigurt është që Amazon e ka plan konkret dorëzimin e pakove me një mjet flutures.

Pin It