Këto janë aplikacionet më të pëlqyera të 2016-tës

apple_iphone_apps_volume_pu

Ndër shumë bilance që bëhen çdo fundvit, nuk mungon edhe lista e aplikacioneve më të dashura të 2016-tës për iPhone dhe Android.

Aplikacionet e listës së krijuar nga “the Time” janë ato që pasurojnë mjetin tonë të komunikimit, e që për këtë vit llogariten si absolutisht më populloret. “Puzzle”-i me krijimin e njerëzve të vegjël të dëborës, “A Good Snowman Is Hard to Build”, i bukur vizualisht dhe që të rrëmben si lojë, është një ndër më të këndshmit dhe të zgjuarit e këtij viti.

Edhe pse për të njëjtën gjë luftojnë “Apple”, “Amazon” dhe “Google”; “Spotify” vazhdon të mbetet mbreti i aplikacioneve për dëgjimin “live” të muzikës, apo “music streaming apps”. Ndryshimi i dizajnit këtë vit i ka sjellë një pamje më moderne dhe është  i lehtë në përdorim.

Nëse nuk je gjithë kohën në makinë, ndoshta nuk të bie rasti ta dëgjosh shpesh radion. Epo, në këtë rast të ndihmon aplikacioni “NPR One”, një stacion publik i adoptueshëm, i cili mëson se çfarë të pëlqen dhe cilat subjekte të interesojnë më shumë, për të ngritur me kalimin e kohës “një fëd” (furnizues) më personal.
Edhe për recetat e gatimit është “NYT Cooking”. I përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe zgjidhja zëre se erdhi.

“What’s App”-i ekziston prej 7 vitesh dhe është kthyer në njërin prej mjeteve më të mirë të komunikimit sot në botë. “Pokemon Go” vazhdon të mbetet i preferuar, ashtu si dhe “Snapchat”; “Signal”, i cili sigurohet që “chat”-i yt të mbetet i fshehtë, apo “Venmo”, që të ndihmon me transfertat e parave.

Pin It