Inteligjenca artificiale e Google, diagnostikon sëmundjet kardiake me një shikim

Sytë do të jenë një dritare për diagnostikimin e infraktit që mund të ndodhë në të ardhmen tek një person, si dhe probleme të tjera të zemrës.

Studiuesit e Google, me drejtues dr.Lili Peng, që bënë edhe një publikim për këtë në revistën mekanike biomjekësore “Nature Biomedical Engineering”, folën për sistemin e inteligjencës articiale, i cili analizon pamje nga retina e syrit të pacientit dhe parashikon mundësinë e infrakteve, hemoragjive celebrale apo të problemeve të tjera kardiovaskulare.

Studiuesit theksojnë se kërkohet të bëhet perfeksionimi i sistemit, për t’i dhënë mundësinë atij të përdoret më pas në mjekësinë klinike, gjë që kërkon edhe
disa vite të tjera pune kërkimore.

Sistemi “smart” ka sot një saktësi, në vlerën 70%, në parashikimin për pacientin që mund të kalojë në të ardhmen një infrakt, apo ndonjë tjetër problem serioz kardiovaskular. Sistemi do të jetë në funksion brenda 5-vjeçarit të ardhshëm.

Sistemi ka marrë në shqyrtim të dhëna nga 284.000 pacientë dhe është provuar më pas në 13.000 pacientë, prej të cilëve, 100 pësuan infrakt në pesë vitet e ardhshëm, pas parashikimit
që u ishte bërë nga sistemi. Është për t’u cituar se algoritmi “dije e thellë” i sistemit analizon dhe studion kapilarët e hollë që mbartin gjak dhe fillimisht ishte në gjendje të ndante se cili person ishte duhanpirës apo kush kishte hipertension.

Më pas u perfeksionua dhe tani është në stadin e parashikimit të infrakteve dhe problemeve të tjera kardiake.

Pin It