Amazon bëri bujë vitin e kaluar, kur plasoi në shitje tabletët Fire që kushtojnë vetën 50 dollarë, që në fakt është një pajisje mjaft e mirë për çmimin që ka.
Sot, kompania ka prezantuar tabletët e ri Fire për ata që duan më shumë hapësirë për ruajtje në tabletë, me çmim 70 dollarë, raporton TechCrunch.
Tabletët Fire me çmim 50 dollarë kishin hapësirë vetëm 8 GB , por tabletët e ri Fire, me çmim 70 dollarë, kanë hapësirë 16 GB.
Kompania gjithashtu ka shtuar 3 ngjyra në linjën e re të tabletëve: blu, mandarinë dhe e kuqe e hapur.