Amazon hap librarinë e parë fizike

Amazon ka zbarkuar në Nju Jork dhe ka hapur  librarinë e parë fizike njujorkeze.

Një zgjedhje jo e rastësishme kjo e gjigantit të shitjeve online, që e vendos në zemër të industrisë së botimit dhe njëkohësisht larg librarive të tjera të metropolit amerikan, si “The Strand” në Union Square, të cilat i kanë mbijietuar ciklonit të librit elektronik, primatin e të cilëve e mban pikërisht Amazon.

Me librarinë “Amazon Books”, librat “bestseller” do të spostohen duke i lënë hapësirë librave që kanë patur vlerësimin më të lartë nga lexuesit, ose një kuotë mbi 4.8 nga 5 që është maksimalja në faqen e internetit Amazon.com.

Volumet janë të gjitha pa çmim dhe për ta marrë vesh mund të përdoret aplikacioni i Amazon në celular, ose një nga skanerët elektronikë të dyqanit, ku pagesa nuk do të bëhet me para ‘cash’.

Customers pay for purchases at the Amazon Books store in Seattle, Washington, U.S., on Tuesday, Nov. 3, 2015. Amazon.com Inc.’s store lets shoppers pick up books and try the online retailer’s gadgets, including the Fire TV streaming device, Fire tablet and Kindle electronic reader. Photographer: David Ryder/Bloomberg via Getty Images

Pin It