Kalendari historik: 27 maj

27 Maji është dita e 147 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 218 ditë.

Ngjarje

927 – Vdiq Simeon i Madh, udhëheqësi i parë bullgar i shpallur i perandor. Fushatat e tij të suksesshme kundër Bizantit, hungarezëve dhe serbëve çuan në zgjerimin e perandorisë bullgare duke e bërë atë shtetin më të fuqishëm në Evropën Lindore të asaj kohe. Në vitin 904 Simeoni pushtoi Vlorën, Himarën, Butrintin; bullgarët u shtrinë më në veri, pushtuan rreth 30 kështjella, por Durrësin dhe Shkodrën nuk i morën dot. Qëndra kryesore nën sundimin bullgar (851 – 1018) u bënë Devolli, Nikopoja (Berati) dhe Glavinica (në Ballshin e Mallakastrës).

1328 – Philip VI kurorëzohet mbret i Francës.

1703 – Cari Pjetri i Madh themelon qytetin e Shën Petersburg. Më 1924 qytetit do t’i jepej emri Leningrad, dhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik do të quhej përsëri Shën Petersburg – i përshkruar shpesh si kryeqyteti rus i kultures – qyteti më verior në botë që ka një popullsi mbi pesë milionë banorë.

1860 – Giuseppe Garibaldi fillon sulmin e tij në Palermo, Sicili, si pjesë e fushatës për bashkimin e Italisë. Burime të ndryshme flasin se arbëreshët ishin nga të parët që mbështetën e luftuan përkah Garibaldit. Në Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëve), afër Palermos, banorët krijuan një komitet revolucionar dhe organizuan një forcë prej rreth 600 vullnetarësh, të cilët shkuan në Palermo dhe u bashkuan me Gribaldin në luftë kundër tiranisë burbone.

1930 – Hapet per publikun ndërtesa Chrysler në New York, struktura më e lartë e bërë nga dora e njeriut deri në atë kohë – 319 metra.

1937 – Në Kaliforni, Ura Golden Gate hapet për trafikun e këmbësorëve, duke krijuar një lidhje jetike midis San Franciskos dhe kontese Marin.

1942 – 1942 – Lufta e Dytë Botërore – Operacioni Anthropoid; shefi i sigurimit nazist gjerman Reinhard Heydrich plagoset rëndë në Pragë dhe vdes 8 ditë më vonë. Operacioni ishte përgatitur nga britanikët me miratimin e qeverisë çekosllovake në mërgim. Vdekja e Heydrich solli një vale hakmarrjesh nga trupat gjermane, duke përfshirë shkatërrimin e fshatrave dhe vrasjen e 1.800 civilëve. Mendohet se qëllimi kryesor i Operacionit Anthropoid ishte që qeveria në mërgim në Londër të fitonte legjitimitet.

1967 – Aeroplanmbajtësja amerikane USS John F. Kennedy u përurura nga Jacqueline Kennedy dhe e bija, Caroline.

1995 – Në Culpeper, Virginia, aktori Christopher Reeve paralizohet nga qafa e poshtë pasi bie nga kali në një garë hipizmi. Reeve – aktor filmik, drejtor, regjisor, skenarist, autor dhe aktivist – njihet kryesisht për rolin e supermenit (Klark) në filmin me të njëjtin titull. Që nga koha e paralizimit fizik e deri sa vdiq më 2004, ai loboi fuqishëm për kërkime shkencore në fushën e qelizave embrionale për trajtime mjekësore – themeloi Fondacionin Christopher Reeve dhe bashkë-themeloi Qendrën e Kërkimeve Reeve – Irvine.

1999 – Gjykata e OKB-së mbi krimet e luftës në Hagë konfirmoi se ka paditur presidentin jugosllav, Slobodan Milosheviq, si kriminel lufte.

Lindje

  • 1332 – Ibn Haldun, filozof arab i skolastikes
  • 1913 – Enver Čolaković, letrar boshnjak
  • 1923 – Henry Kissinger, politikan amerikan dhe fitues i çmimit Nobel per Paqe
  • 1947 – Said, letrar iranian
  • 1950 – Dee Dee Bridgewater,  kengetare amerikane jazzi
  • 1954 – Lawrence Krauss, fizikan teorik
  • 1960 – Emir Mutapčić, lojtar dhe trajner basketbolli boshnjak

Vdekje

  • 1797 – François Nowl Babeuf, radikal francez
  • 1840 – Niccolò Paganini, violinist dhe kompozitor italian
  • 1997 – Azem Shkreli, shkrimtar shqiptar
  • 2000 – Crawford Murray MacLehose , burrë shteti britanik (lindi më 1917)
  • 2000 – Maurice Richard, lojtar hokej kanadez (lindi më 1921)
  • 2000 – Kazimierz Leski, inxhinier polak, pilot luftarak, (lindi më 1912)
  • 2001 – Ramon Bieri, aktor amerikan (lindi më 1929)
  • 2003 – Luciano Berio, kompozitor italian (lindi më 1925)
  • 2006 – Craig Heyward, lojtar futbolli amerikan (lindi më 1966)
  • 2006 – Paul Gleason, aktor amerikan (lindi më 1939)
  • 2006 – Alex Toth, karikaturist amerikan (lindi më 1928)
  • 2006 – Rob Borsellino, reporter amerikan (lindi më 1949)
  • 2006 – Oduvil Unnikrishnan, aktor indian (lindi më 1944)
  • 2007 – Izumi Sakai, kengetare japoneze (lindi më 1967)
  • 2007 – Ed Yost, shpikësi amerikan (lindi më 1919)
  • 2007 – Gretchen Wyler, aktore amerikane (lindi më 1932)
Pin It