Parashikimi i motit, e shtunë 27 maj 2017

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të ndikojnë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare. Në zonat malore vranësirat do të jenë disi më të dendura duke rrezikuar në ekstremin verior shira të karakterit lokal.

Gjatë orëve të pasdites, i gjithë vendi do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe  vranësirash të herë pas hershme, më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat malore veriore – verilindore. Parashikohet që gjatë natës, kthjellimet të dominojnë të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Pin It