BJCEM, Bienale e Mesdheut mbledh mbi 230 artistë

big_banner_web_rgb

Bienalja e Mesdheut është një event multidisiplinar i cili organizohet për herë të parë në Shqipëri, mes Tiranës dhe Durrësit, në datat 4-9 Maj 2017, do të sjellë së bashku më shumë se 230 artistë nga Europa dhe Mesdheu. Mbas Italisë, Shqipëria do të jetë vendi me më shumë pjesëmarrës dhe do të përfaqësohet nga 32 artistë të gjinive të ndryshme

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Rrjetin Ndërkombëtar BJCEM  fton të gjithë krijuesit e artit pamor, filmit, shkrimtarë, performues dhe muzikantë nga mosha 18 deri në 34 vjeç (lindur nga 1 Janari 1982), të aplikojnë në Edicionin e 18-të të Biennales së Artistëve të Rinj të Mesdheut dhe Europës.

Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës në partneritet me Bashkinë e Tiranës.

Driant Zeneli, Drejtori Artistik i Bienales, e ka zhvilluar temën kryesore duke u nisur nga koncepti i ‘’shtëpisë’’  bazuar në keto katër elementë:

•             Historia, duke pasur parasysh memorien dhe historitë personale ose koletive, qofshin këto të ngulitura në kujtesë ose të harruara gjatë kohës.

•             Konflikti, si gjendje njerëzore ndaj hapësirës fizike ku ne bashkëjetojmë.

•             Ëndrra si projektim i shtëpisë, si e drejta themelore e njeriut për të qenë i lirë të zgjedhë dhe të dëshirojë shtëpinë e tij fizike apo imagjinare.

•             Dështimi, elementi që qëndron mes përpjekjeve dhe pamundësisë duke u tjetërsuar gjatë rrugës në kërkim të shtëpisë së ëndrrave.

Afati i fundit për aplikim është data 15 janar 2017, në mesnatë sipas orës italiane CEST. Aplikimi dhe pjesëmarrja në kete event është pa pagese. Artistët fitues do te përzgjidhen nga kuratorët . Aplikimi juaj duhet të bazohet në temën kryesore “shtëpia” duke u nisur edhe nga teksti i secilit kurator për fushën përkatëse që do të zgjidhni të aplikoni. Artistet e rinj duhet të aplikojnë online duke plotësuar të dhënat në faqen zyrtare  www.bjcem.org  Aplikimi duhet të dërgohet tek kuratori përkatës, në gjuhën angleze.  Dokumentat që duhet ti dërgoni kuratorit përkates janë CV, portofol, letra e motivimit dhe në varësi të çdo disiplinës kërkohet edhe një materiali specifik.

Pin It