Projektligji për BSH, më shumë kompetenca për të shmangur falimentin e bankave

banka-e-shqiperise-foto-agim-dobi-1-2

Banka e Shqipërisë ka dërguar në parlament një projektligj të ri, i cili i siguron një sërë instrumentesh ligjore për të ndërhyrë në rast të situatave të vështira në bankat e nivelit të dytë.

Projektligji synon të shmangë nevojën për ndërhyrje nga shteti në rast kolapsi bankar ose situate të jashtëzakonshme. Qëllimi është mundësimi i ndërhyrjes në fazë të hershme dhe të shpejtë nëse një bankë përballet me vështirësi financiare me rëndësi kritike.

Sipas projektligjit, Banka e Shqipërisë mund të ketë edhe të drejtën për të shkarkuar dhe zëvendësuar administratorët e bankës dhe organet drejtuese të saj, të drejtën për të emëruar një administrator të posaçëm, të drejtën për të transferuar aksionet, aktivet dhe detyrimet e bankës te palët e treta pa marrë miratimin e aksionarëve ose kreditorëve, si dhe të drejtën për të anuluar aksionet ekzistuese dhe emetimin e aksioneve të reja me qëllim zëvendësimin e aksionarëve ekzistues.

Pin It