Rinisin bisedimet SHBA-Rusi, Kerry dhe Lavrov takohen në Zvicër

syrie-debut-des-pourparlers-entre-kerry-et-lavrov-a-moscou

SHBA dhe Rusia do të nisin sot në Zvicër një raund të ri bisedimesh për Sirinë. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu i tij rus, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, do të takohen në Lozanë për të rifilluar diskutimet pas replikave në distancë në fillim të muajit.

“Fokusi i takimit është një armëpushim i ri në Alepom, në veri të Sirisë si dhe dërgimin e ndihmës humanitare të civilëve në qytet”, tha Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi u përkeqësuan kur Uashingtoni akuzoi Rusinë për dështimin në ndalimin e gjakderdhjes në Siri. Kerry deklaroi se i kishte ndërprerë takimet me Moskën pikërisht për këtë arsye.

Diskutimet e sotme pritet të përfshijnë edhe fuqitë rajonale që kanë vepruar  në luftën pesëvjeçare të Sirisë, të tilla si Irani, Arabia Saudite dhe Turqia.

Pin It