Hapet në GKA ekspozita “KOMUNITETI ITALI”

croppercapture%5b152%5d

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë dhe Triennalen e Milano-s, prezanton ekspozitën “Komuniteti Itali”: revista, libra, projekte, institucione kuruar nga Raffaella Poletti dhe Paola Nicolin.  19Tetor – 18 Nëntor 2016

“Komuniteti Itali” është një ekspozitë e arkitekturës italiane e shekullit të Njëzetë, kuruar nga Alberto Ferlenga dhe Marco Biraghi, e cila u mbajt në Triennalen e Milanos nga nëntori 2015 deri në mars 2016. Ekspozitë, e ndarë në seksione, ka tentuar të nxjerrë në pah kompleksitetin e veçantë dhe pasurinë e kulturës arkitektonike italiane dhe aftësinë e saj për t’u frymëzuar dhe për të marrë forcë nga një marrëdhënie e ngushtë me qytetin dhe peisazhin.

Ekspozita ka marrë në konsideratë, marrëdhënien midis arkitekturës dhe arteve të tjera të tilla si piktura, skulptura dhe fotografia, roli i institucioneve kulturore si Triennale e Milanos, Biennale e Venecias dhe Maxxi në Romë, pesha e Universiteteve, prania e gjerë e arkivave, marrëdhëniet me Dezajnin dhe me Ndërtimin, fati i veçantë i botimeve të Arkitekturës si dhe prania e një numri të madh arkitektësh dhe inxhinierësh me vlera, që nuk kanë pasuar të tillë në vendet e tjera evropiane.

Pin It