Shoqëria Civile: bashkia nuk ka leje mjedisore, AKM: nuk duhet

12791030_1567117666913573_3261212160969043745_n

Shoqëria civile me nismën “ Qytetarët për Parkun” kanë ngritur pretendimet se bashkia e Kryeqytetit nuk ka marre leje mjedisore për ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial. Ata kanë hedhur akuza se bashkia po kryen punimet pa marrë një leje të tillë.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Agjencia Kombëtare e Mjedisit e cila ka sqaruar se për të kryer punime të tilla, për ndërtimin e këndit të lojërave nuk është e nevojshme që të merret leje mjedisore.

Julian Beqiri, drejtor i AKM-së thotë: bashkia nuk ka leje mjedisore për punimet për këndin e lojërave, por kjo nuk është shkelje ligjore pasi nuk parashikohet të merret leje për ndërtimet e këndeve të lojërave.

Bashkia para se të fillonte punimet ka komunikuar me AKM dhe i është kthyer përgjigje, që nuk duhet leje mjedisore për këndin e lojërave. Përfaqësuesit e shoqërisë civile pretendojnë se bashkia në këtë rast ka shkelur ligjin.

Pin It