Udhëzimi i MAS, provimet e maturës brenda 20 ditëve

216364_m

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë publike datat e provimit me detyrim dhe me zgjedhje të maturës 2016. Provimet do të nisin më 4 qershor dhe do të përfundojnë me 27 qershor.

MAS ka miratuar udhëzimin për datat e provimeve. Provimi i parë do të jetë ai i gjuhës së huaj i cili do të zhvillohet më 4 qershor ndërsa 7 ditë më pas më 11  do të jetë testi i Gjuhë Letërsisë. Ndërsa provimi i matematikës do të zhvillohet më 17 qershor, dhe të fundit provimet me zgjedhje do të zhvillohen më datë24 qershor

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, testi për 3 provimet e detyruara do të përmbaje 25 pyetje, nga të cilat 13 me alternativa, që do vlerësohen me 1 pikë secila dhe 12 me zhvillim që vlerësohen me 37 pikë.

Ndërsa, provimet me zgjedhje do të kenë 20 pyetje, nga të cilat 10 me zhvillim dhe 10 me alternativa.

Ndërkohë ditën e nesërme do të nisë plotësimi i formularit A1 në Tiranë dhe më pas do të vijojë edhe në qytetet e tjerë.

Pin It